×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova kthen prapa një maune nga Serbia

    Insajderi
    23 March 2016 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës ka kthyer prapa një maune me produkte te Serbisë.  Sic njoftohet, kjo ka ndodhur pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur për masa reciproke me Serbinë në fushën e transportit të naftës dhe gazit.

    “Vetëm dje në pikën doganore të Merdares, në kufirin me Serbinë, e kemi kthyer maunën e parë, e cila ka ardhur në Kosovë”, ka thënë për REL zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci.

    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar vendimin për masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit.

    Ky vendim i autoriteteve të Kosovës ka ardhur pasi Serbia ka refuzuar të njohë certifikatat e shoferëve dhe të automjeteve kosovare që bartin materie të rrezikshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark