×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova marrëveshje bashkëpunimi me FBI-në

    Insajderi
    11 February 2016 - 09:31

    Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka nënshkruar pasditen e djeshme, në Byronë Federale të Hetimeve (FBI), në Washington, Memorandum Mirëkuptimi me, Christopher T. Doss, asistent drejtor i divizionit të laboratorit, që ka për qëllim fuqizimin e bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe ShBA-ve në fushën e forenzikës.

    Nga ky Memorandum, Kosova do të përfitojë nga ekspertiza e ShBA-ve në luftimin e krimeve të rënda, përfshi edhe terrorizmin.

    Para nënshkrimit, ministri Hyseni ka pasur rastin të zhvillojë një bisedë me drejtorin e FBI-së, XX. Të dytë janë shprehur të bindur se kjo marrëveshje do të lehtësojë punën e të dyja palëve në luftimin e krimit në kuadër të partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.

    Drejtori i FBI-së, XX, u shprehë pozitivisht dhe i vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës në luftimin e Kosovës me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark