Insajderi
Insporti

”Kosova më e fortë se sa e imagjinonim”, legjenda e futbollit sllovak ia ka frikën “Dardanëve”

Insajderi
24 March 2026 - 16:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
”Kosova më e fortë se sa e imagjinonim”, legjenda e futbollit sllovak ia ka frikën “Dardanëve”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Legjenda e futbollit sllovak, Lubomir Moravcik, ka analizuar përballjen me Sllovakisë dhe Kosovës.

Sllovakia dhe Kosova do të përballen të enjten me fillim nga ora 20:45 në stadiumin nacional në Bratisllavë.

‘Dardanët’ do të synojnë fitoren me qëllim që të arrijnë finale e ‘play-off’-it aty ku hipotetikisht do të përballej me fituesin e çifit tjetër Turqi-Rumani.

Para kësaj ndeshje Moravcik ka paralajmëruar bashkëkombasit e tij, duke thënë se Kosova ka një grup mjaft të fortë.

Ai në fakt tregoi hapur se si paraprakisht e kishte ‘nënvlerësuar’ Kosovën, duke menduar se skuadra e udhëhequr nga Franco Foda ka vetëm dy ose tre lojtarë të nivelit shumë të lartë.

“Mendova se Kosova kishte dy ose tre yje si ne, por jo. Formacioni i tyre është i një cilësie të ekuilibruar. Rezultatet në grup thonë gjithçka. Por fakti që po luajmë në shtëpi është gjëja më e rëndësishme për ne”.

“Kosova ka disa lojtarë nga ligat gjermane, spanjolle dhe italiane. Ndeshjet në këto gara të përgatitin për kualifikim”.

“Nuk dua të them se janë favoritë, por nëse i shoh ligat në të cilat luajnë, janë më të mira. Nuk mendojmë se do të vijë ndonjë Kosovë e vogël. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, ka deklaruar Moravcik


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark