Kosova merr 45 milionë euro ndihmë nga BE-ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova merr 45 milionë euro ndihmë nga BE-ja

    Insajderi
    07 March 2017 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Integrimeve, Mimoza Ahmetaj ka pranuar marrëveshjen e IPA-s 2016 e cila parasheh asistencë prej 45.5 milionë euro ndihmë për Kosovën.

    Marrëveshjen ministres Ahmetaj ia ka dorëzuar sot drejtoresha për për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera.

    Ruiz Calavera gjatë vizitës në Kosovë është takuar sot edhe me kryeministrin Isa Mustafa, pastaj do të takohet me ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj, ministrin e Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, ministrin e Financave Avdullah Hoti, si dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare.

    Drejtoresha Ruiz Calavera do të vizitojë po ashtu projektet e financuara nga BE-ja dhe do të takojë përfaqësues të shoqërisë civile, studentë dhe biznesmenë, përcjell gazetametro.net

    Përndryshe, IPA – Instrumenti për Asistencë të Para-Anëtarësimit- është një mekanizëm i krijuar nga BE-ja për t’i ofruar ndihmë në mënyrë efikase Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, njofton gazetametro.

    Saktësisht, Turqisë, Kroacisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës , Malit të Zi dhe Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark