×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kosova nën masa, Osmani: Zgjidhja për situatën në Veri është afër, disa detaje duhet të diskutohen akoma

    Insajderi
    14 June 2023 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas adresimit në Parlamentin Evropian, ka mbajtur një konferencë për media. Ajo tha se zgjidhja për situatën në Veri është afër, duke shtuar se disa detaje duhet të diskutohen akoma.

    “Vërtetë edhe unë mund t’i quaj sfida me të cilat po ballafaqohemi tani, por sfida që do t’i tejkalojmë, jemi në rrugë të duhur për t’i tejkaluar. Jam vazhdimisht në diskutime, në kontakt me partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me partnerët tanë me shtetet individuale në shtetet e Bashkimit Evropian, me institucionet e BE-së dhe do të thosha që jemi afër që rruga përpara të jetë një zgjidhje e përbashkët, janë disa detaje që akoma duhet të diskutohen. Por kam besimin e plotë që kjo sfidë tejkalohet”, tha Osmani.

    “Ndër të tjera është edhe sundimi i ligjit. Sundimi i ligjit duhet të vlejë për të gjithë pa dallim. Rrjedhimisht unë përshëndes punën profesionale të Policisë së Republikës Kosovës të cilët po sigurohen me profesionalizim dhe dedikim të plotë që të gjithë ata që kanë përdorur dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës, EULEX-it, qytetarëve dhe gazetarëve, të përballen me drejtësi, dhe vetëm drejtësi”, është shprehur Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark