Kosova ofron FSK-në në dispozicion të Italisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova ofron FSK-në në dispozicion të Italisë

    Insajderi
    30 October 2016 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Italia është goditur nga një tërmet 6.6 shkallës në mëngjesin e sotëm, ku kanë mbetur të lënduar dhjetëra njerëz. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i vogël Norcia.

    Përmes një komunikate për medie, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Italisë, raporton Insajderi.

    “Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, shpreh gatishmërinë e saj të plotë që në rast nevoje të ofrojë për ndihmë, njësitet e specializuara në kërkim shpëtim urban të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

    Qeveria e Kosovës gjithashtu ka shprehur solidaritet për të lënduarit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark