×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kosova pa manifestim zyrtar për përvjetorin e sulmeve të NATO’s, Krasniqi: Tjetër veprim i gabuar i pushtetit

    Insajderi
    24 March 2024 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mungesën e një manifestimi zyrtar nga ana e Qeverisë së Kosovës për përvjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë.

    Krasniqi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se ky është një gabim tjetër i pushtetit aktual që “shpërfaqë mendësinë shpërfillëse dhe mosmirënjohëse ndaj aleatëve tanë të përhershëm”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Është për keqardhje që ky jubile kaq i rëndësishëm, që ka përcaktuar të ardhmen e shtetit dhe popullit tonë, e gjenë Kosovën pa një manifestim zyrtar institucional. Një tjetër veprim i gabuar i këtij pushteti, që shpërfaq mendësinë shpërfilëse dhe mosmirënjohëse ndaj aletatëve tanë të përhershëm”, thuhet në postimin e tij.

    “Sot, shënojmë 25 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, një moment ky historik për popullin tonë. Nga 24 marsi i vitit 1999, për 78 ditë me radhë, bombardimet e NATO-s ndalën gjenocidin serb në Kosovë dhe i hapën rrugë fitores tonë përfundimtare, bashkë me burrat dhe gratë e UÇK-së, në realizimin e përpjekjeve të gjata të popullit tonë për liri dhe pavarësi”.

    “Sot, derisa shikojmë përparimin që kemi bërë si vend, sfidat nëpër të cilat kemi kapërcyer dhe ëndrrat që kemi realizuar në ndërtimin e një shteti – ne rikujtojmë miqtë tanë të shtrenjtë që ishin aty për ne në orët tona më të errëta”.

    “Prandaj, mirënjohja për forcat e NATO-së, të prira nga SHBA-të, është e përherhshme dhe e paharruar. Sot, Kosova qëndron si një testament i fuqisë së unitetit, guximit dhe qëndrueshmërisë së botës demokratike”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark