Kombëtarja e Kosovës do të presë Turqinë të martën, më 31 mars nga ora 20:45, në një përballje historike që vlen finalen e “play-off”-it në rrugën drejt Kupa e Botës FIFA 2026.
Kjo sfidë është ndër më të rëndësishmet në historinë e futbollit kosovar, pasi një fitore do ta dërgonte Kosovën për herë të parë në një turne madhor botëror.
Përveç aspektit sportiv dhe historik, në lojë janë edhe përfitime të mëdha financiare.

Sipas FIFA, çdo përfaqësuese që siguron pjesëmarrjen në Botëror përfiton rreth 9 milionë euro, ose mbi 10 milionë dollarë.
Për FFK’në, kjo do të ishte shuma më e madhe e fituar ndonjëherë, e cila mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit vendor – nga infrastruktura, akademitë, deri te përkrahja e klubeve dhe talenteve të rinj.
