Insajderi
Insporti

Kosova pëson humbje të ngushtë në miqësore, dy fytyra të reja tek ‘Dardanët’

Insajderi
31 May 2026 - 18:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kosova pëson humbje të ngushtë në miqësore, dy fytyra të reja tek ‘Dardanët’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje në një rezultat prej 2-1 kundër Çekisë në ndeshjen miqësore që u zhvillua të dielën në shtëpinë e çekëve.

Golat u shënuan fillimisht nga Tomas Ladra dhe Adem Hlozek në pjesën e parë. Më pas, Kosova u “këndell” në pjesën e dytë me golin e Lindon Emërllahut, por që s’ishte i mjaftueshëm për t’i shpëtuar “Dardanët” nga humbja.

Goli i Emërllahut erdhi në minutën e 80′. Në ndeshje u panë edhe dy fytyra të reja, Rilind Nivokazi dhe Valmir Matoshi.

Kosova miqësoren e radhës do ta luajë më 7 qershor kundër Andorrës në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark