
Kosova, pjesë e deklaratës së përbashkët të komunitetit ndërkombëtar, thirrje për largimin e sigurt të afganëveKosova i është bashkuar thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar që në Afganistan të ruhet qetësia dhe të sigurohet rendi dhe ligji e në këtë mënyrë të mbahet përgjegjësi për jetët e afganëve si dhe të lihen të dalin nga vendi ata që duan ta bëjnë një gjë të tillë.
Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Austria, Bahamas, Belgjika, Burkina Faso, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Republika Dominikane, El Salvador, Estoni, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Shtetet Federale të Mikronezisë, Fixhi, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Gana, Greqia, Guatemala, Guajana, Haiti, Honduras, Islanda, Irlanda, Italia, Japonia, Letonia, Liberia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Ishujt Marshall, Mauritania, Mali i Zi, Nauru, Holanda, Zelanda e Re, Nigeri, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Palau, Panamaja, Paraguai, Polonia , Portugalia, Katari, Republika e Koresë, Republika e Qipros, Rumania, Sierra Leone, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Surinami, Suedia, Togo, Tonga, Uganda, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina dhe Jemeni dolën me një deklaratë të përbashkët.
“Duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë, ne mbështesim, po punojmë për të siguruar dhe i bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë dhe lehtësojnë, largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi.
Ata në pushtet dhe me autoritet në të gjithë Afganistanin mbajnë përgjegjësi – dhe llogari – për mbrojtjen e jetës dhe pronës, dhe për rivendosjen e menjëhershme të sigurisë dhe rendit civil.“Afganët dhe qytetarët e tjerë të huaj që dëshirojnë të largohen duhet të lejohen ta bëjnë këtë; rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe qetësia duhet të ruhet.