Shkruan Bedri Elezi
KOSOVA PO HYN NË NJË NGA KRIZAT MË TË RREZIKSHME QË NGA PASLUFTA:
KRIZËN E BESIMIT NË DREJTËSI.
Dorëheqja e prokurores pas raportimeve publike për mbyllje të rasteve të ndjeshme nuk është vetëm një zhvillim institucional.
Ajo është sinjal i rëndë se diçka serioze nuk po funksionon në zemrën e sistemit të drejtësisë.
Dhe kjo ndodh në një moment kur:
Arrestohet një prokuror në Prizren, përmenden vazhdimisht dyshime për korrupsion, ndikime dhe pasuri të pajustifikuara, raste të mëdha mbyllen pa epilog, poashtu qytetarët shohin standarde të dyfishta, dhe gjithashtu për një kohë të gjatë Kosova vazhdon pa Kryeprokuror të Shtetit.
Ky nuk është më vetëm problem juridik, por ky është alarm shtetëror.
Sepse një shtet që nuk arrin të konsolidojë udhëheqjen e organit më të lartë të ndjekjes penale për një kohë kaq të gjatë, jep mesazhin më të rrezikshëm:
se sistemi është në krizë të thellë funksionale dhe morale.
Sot qytetarët po pyesin me të drejtë:
Kush po e kontrollon drejtësinë?
Kush mban përgjegjësi?
Dhe pse askush nuk jep llogari kur tronditet besimi publik?
Nuk mund të ketë shtet të fortë me drejtësi të dobët.
Nuk mund të ketë siguri kombëtare kur qytetari nuk beson më në prokurori dhe gjykata.
Nuk mund të ketë demokraci reale kur perceptimi për pandëshkueshmëri po bëhet normalitet.
Drejtësia selektive është forma më e rrezikshme e padrejtësisë.
Sepse ajo nuk e shkatërron shtetin nga jashtë —
por nga brenda.
Kosova ka nevojë urgjente për:
Vetting të jashtëzakonshëm në drejtësi
Hetim të plotë të pasurisë së zyrtarëve
Rishikim të rasteve të dyshimta
Pastrim institucional nga ndikimet politike dhe grupet e interesit si dhe përgjegjësi reale për secilin që ka abuzuar me besimin publik
Nëse nuk ndalet degradimi i sistemit të drejtësisë,
nesër qytetari nuk do të humb vetëm besimin në institucione, por besimin në vetë shtetin e Kosovës.
Ky është rreziku më i madh i ç’do shteti!!!