Një kompani gjermane e investimeve që u pengua në një përpjekje për të blerë Telekomin e Kosovës gjatë vitit 2013 është duke kërkuar deri në 400 milionë euro si kompensim në një gjykatë ndërkombëtare të arbitrazhit, kanë thënë dy burime të afërta për këtë çështje për Reuters.
Shuma prej 200 deri në 400 milionë euro përbën 10-20 për qind të buxhetit të vitit 2017 në vend pa dalje në det dhe do të ishte goditja më e fundit ndaj qeverisë së Kosovës, para të cilat rrjedhin nga ish operatori shtetëror i telekomit, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Parlamenti i Kosovë e ka bllokuar shitjen e planifikuar të Telekomit të Kosovës për kompaninë gjermane ACP Axos Capital Gmbh për 277 milionë euro në vitin 2013.
Qeveria e kryeministrit të Isa Mustafës, ka thënë se do të kundërshtojë kërkesën, por nuk pranoi të japë detaje.
Në një rast të veçantë javën e kaluar, një gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi urdhëroi firmën shtetërore të telekomit të paguajë 29.6 milionë euro për ofruesin e shërbimit virtual Z-Mobile për shkelje të kontratës.
Vlera e telekomit kosovarë llogaritej rreth një miliard euro, por vitin e kaluar kishte rënie të fitimit neto për 63 për qind në 6 milionë euro. Ministrja e Tregtisë Hykmete Bajrami ka thënë se tashmë ajo është një kompani me humbje.
Telekomi i Kosovës ka të punësuar rreth 2,300 njerëz dhe është ofruesi më i madhi për shërbimet e telefonisë të vendit me 54 për qind pjesëmarrje në tregun kosovarë.
E pavarur për vetëm nëntë vjet, Kosova është një nga vendet më të varfra të Evropës. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë.
Republika e 1.8 milionë njerëzve nuk ka qenë në gjendje për të tërhequr investimet e huaja për të luftuar varfërinë. Korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e stabilitetit politik janë cituar nga kompani të huaja si pengesat kryesore. /Insajderi.com