Insajderi
Lajme

Kosova së shpejti me Mision Konsullor në Teksas

Insajderi
04 May 2026 - 16:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kosova së shpejti me Mision Konsullor në Teksas
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ushtruesja e Detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Teksas.

Përmes një njoftimi në Facebook, Haxhiu tha se ky është një hap i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë në Teksas dhe në rajonin përreth, por edhe mirënjohje për mërgatën në Amerikë, e cila për dekada ka punuar, ka ndihmuar, ka lobuar dhe ka qëndruar pranë Kosovës.

“Në çdo kapitull të rrugës sonë, prej rezistencës e deri te shtetndërtimi, mërgata ka pasur rol kyç. Me këtë mision, Kosova bëhet më e afërt për qytetarët e saj dhe më e pranishme në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike e shoqërore të Amerikës”, ka shkruar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark