Insajderi
Lajme

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekomit të Serbisë

Insajderi
07 August 2026 - 20:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekomit të Serbisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoj se shefi i Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq është shpallur person i padëshirueshëm në Republikën e Kosovës.

Sveçla ka shkruar se askush nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës dhe të veprojë apo të deklarohet kundër rendit kushtetues.

“Për këtë arsye, bazuar në deklaratat publike të shefit të Telekomit të Serbisë, Vladimir Lučić, kam marrë vendim që ai të shpallet person i padëshirueshëm (non grata) në Republikën e Kosovës, me ndalim të përhershëm të hyrjes, qëndrimit dhe kalimit transit në territorin e Republikës së Kosovës”, tha Sveçla në Facebook.

Në vendim, thuhet se Luçiq, përmes deklaratave publike, ka promovuar dhe mbështetur politika dhe aktivitete që sfidojnë kompetencat sovrane të institucioneve të Kosovës në sektorë me rëndësi strategjike, përfshirë komunikimet elektronike dhe infrastrukturën e telekomunikacionit.

“Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran. Institucionet tona do të vazhdojnë të mbrojnë me vendosmëri rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”, ka deklaruar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark