Insajderi
Lajme

Kosova të shfrytëzojë përparësitë që i ofron MSA-ja

Insajderi
17 March 2016 - 14:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim me Bashkimin Evropian është mundësi e mirë për zhvillim ekonomik dhe Kosova duhet të tregojë gatishmëri që të përfitojë.

Kështu u tha sot në një debat rreth efekteve ekonomike të MSA-së kur kanë mbetur edhe rreth dy javë deri në hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje.

“Qeveria e Kosovës duhet te ofrojë ose të fokusohet ne kualitetin e produkteve vendore. Kosova duhet ta përforcojë sundimin e ligjit sepse mbështetë reformat qe po i flasim këtu. Duhet te përmirësohet sektori ekonomik i Kosovës që të përfitojë më shumë nga marrëveshja,” ka thënë Thomas Gnochi, zyrtar për çështje ekonomike në Zyrën e BE-së në Kosovë.

“MSA është një rast i mirë dhe nëse përdoret në mënyrë efikase ofron zhvillim ekonomik për Kosovën”, ka shtuar ai në debatin që u organizua nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së.

Bernard Nikaj, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se MSA është mundësi që kompanitë vendore të kenë qasje në një treg prej 500 milion konsumatorëve.

“Për herë të parë do te kemi marrëveshje kontraktuale me BE-në.  Është një zhvillim i mirë. Tani është koha ta zbatojmë me një seriozitet më të madh nga të gjithë. Zbatimi i MSA-së është një obligim që kemi marrë si shtet ku nga suksesi i zbatimit do të varen hapat tanë drejt BE-së”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Naim Huruglica, drejtor i Doganës së Kosovës, ka thënë se MSA nuk sjellë ndonjë efekt negativ për industrinë vendore./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark