Insajderi
Lajme

“Kosova u ndëshkua për 900 ditë” -Driton Selmanaj kërkon përgjegjësi politike për humbjet dhe dështimet

Insajderi
19 December 2025 - 15:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kosova u ndëshkua për 900 ditë” -Driton Selmanaj kërkon përgjegjësi politike për humbjet dhe dështimet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës që vendi përjetoi gjatë periudhës kur Kosova ishte nën sanksione ndërkombëtare për 900 ditë.

Ai ka theksuar se heqja e masave ndëshkuese nuk e fshin përgjegjësinë për vendosjen e tyre dhe dëmin e shkaktuar.

“Kosova humbi mundësinë të përfitojë projekte të rëndësishme zhvillimore, ndërkohë që sektorë jetikë si uji i pijshëm, trajtimi dhe riciklimi i mbeturinave, bujqësia dhe infrastruktura energjetike u bllokuan. Kjo ndikoi drejtpërdrejt në shëndetin publik, mjedisin, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin ekonomik”. tha Selmanaj.

Ai shtoi se përgjegjësia politike duhet të kërkohet aty ku dhemb më së shumt, me votë.

“Ata që penalizuan shtetin dhe qytetarët nuk mund të lajnë duart duke festuar sot”, theksoi kandidati i LDK-së me numër 25 në listën zgjedhore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark