Insajderi
Biznes

Kosovamed Healthcare dhuron pajisje jetike për QKMF “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë

Insajderi
19 February 2026 - 17:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kosovamed Healthcare dhuron pajisje jetike për QKMF “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë ka pranuar një donacion të rëndësishëm në pajisje mjekësore për QKMF “Dr. Nexhat Çuni”, donacion i ofruar nga kompania KOSOVAMED HEALTHCARE SH.P.K..

Sipas njoftimit zyrtar, donacioni përfshin dy koncentratorë oksigjeni (Oxygen Concentrator 5L) dhe tre inhalatorë (nebulizatorë).

Nga Drejtoria e Shëndetësisë theksohet se ky kontribut përbën një mbështetje të rëndësishme për avancimin e kapaciteteve të institucionit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Drejtoria ka shprehur mirënjohje të thellë për donatorin, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe besimin e treguar në vazhdimësi ndaj institucioneve shëndetësore lokale.

“Së bashku ndërtojmë shërbime më të mira për komunitetin”, thuhet në reagimin e Drejtorisë.

Njoftimi:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark