×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët nuk ndalen duke vizituar Selanikun, shpenzojnë mijëra euro veç për vikend në Greqi

    Insajderi
    12 March 2024 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare për Biznes ka thënë se nga liberalizimi i vizave për Kosovën më së shumti po përfitojnë shtet që tradicionalisht ishin të vizituara nga Kosovarët deri rreth viteve 91 .

    Sipas tij, Greqia po bëhet vendi më i preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këti viti.

    “Greqia po bëhet vendi më I preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këti viti. që mesatarishtë në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitor për vikend për te vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të greqisë,mesatarishtë po shpenzojn mbi 1 milionë€ për konsume ,sigurime të makinave dhe shoping sipas një studimi të AKB-ës”, shkruan në njoftimin zyrtar.

    Sipas Shahinit, këtë po e bëjnë të munduar edhe organizimet të ndryshme me autobus të disa kompanive dhe agjencive turistike me oferta të lira nga Kosova për të shkuar në Selanik për vetëm 8€.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark