Insajderi
Lajme

Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluks i madh në Morinë

Insajderi
21 March 2026 - 15:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluks i madh në Morinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Emigracionin Kukës, vetëm paradite përmes pikës kufitare të Morinës kanë hyrë në Shqipëri mbi 3 mijë persona me mbi 900 mjete të vogla, pa përfshirë autobusët me grupe të organizuara. Një numër i konsiderueshëm udhëtarësh kanë kaluar kufirin edhe me motorë.

Fluks ka pasur edhe në drejtim të kundërt, nga Shqipëria drejt Kosovës, megjithëse me numër më të ulët krahasuar me hyrjet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri. Sipas të dhënave nga pala kosovare në pikën kufitare të Vërmicës, drejt Kosovës kanë hyrë 1 mijë e 850 shqiptarë me rreth 700 mjete.

Të dyja pikat kufitare po funksionojnë me procedurë të përshpejtuar dhe pa kontrolle të detajuara për qytetarët që udhëtojnë me targa të Kosovës gjatë fundjavave dhe festave zyrtare. Ndërsa në ditët e tjera të javës, kontrollet vijojnë normalisht deri në fund të muajit prill.

Pavarësisht fluksit të lartë, deri më tani nuk janë shënuar radhë apo pritje të gjata, pasi autoritetet kufitare po punojnë me ritëm të përshpejtuar për të përballuar lëvizjet e shtuara./ReportTV/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark