Tre apartamente në qytetet Spandau dhe Reinickendorf janë kontrolluar të hënën, siç ka njoftuar Policia Federale e Gjermanisë të martën. Një komando speciale e policisë ishte gjithashtu e përfshirë.
Kosovarët e arrestuar, 37 dhe 44 vjeçarë thuhet se kanë futur nëntë refugjatë nga Republika Çeke në Gjermani që nga janari i vitit 2015. Siç raporton Berliner-Zeitung, ata u kanë kërkuar emigrantë nga 1000 euro për t’i futur në shtetin gjerman, përcjell Insajderi.
Gjatë kontrollit, policia gjeti dokumente false nga Kroacia, Sllovenia dhe Zvicra, si dhe një armë gjahu. Hetimet do vazhdojnë, mirëpo dy të dyshuarit u liruan për momentin. /Insajderi.com