Kosovari, duke bërë garë me vetura në Gjenevë, shkakton vdekjen e çiklistes – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kosovari, duke bërë garë me vetura në Gjenevë, shkakton vdekjen e çiklistes

    Insajderi
    26 July 2023 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një çikliste ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e së shtunës në Gjenevë. Dy drejtues automjetesh janë arrestuar, të dyshuar se kanë shkaktuar aksidentin\

    Pasi ka goditur një biçikliste 31 vjeçe në Gjenevë duke i shkaktuar vdekjen, një kosovar 33 vjeçar është arrestuar së bashku me një francez (22), transmeton albinfo.ch. Ata të dy po bënin një garë makinash në qytet të premten mbrëma.

    Sipas hetimeve fillestare, dy shoferët ishin duke garuar në Gjenevë, në segmentin e rrugës Quai du Mont-Blanc. Ishte rreth orës dy të mëngjesit. Pas rrugës Quai Wilson, ata u kthyen në Route de Lozanne dhe u përplasën me një çikliste që po kalonte rrugën.

    Me atë rast gruaja është goditur rëndë dhe ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, shkruan sda.ch.

    Automobilisti që ka goditur gruan, 33-vjeçari kosovar, akuzohet për vrasje të mundshme me dashje, ndërsa shoferi tjetër, francezi 22-vjeçar, akuzohet për vrasje nga pakujdesia, përcjell albinfo.ch. Të dy personat duhet të përgjigjen edhe për shkelje serioze të rregullave të qarkullimit rrugor.

    Pasi ka goditur çiklisten, kosovari ka humbur kontrollin e automjetit të tij, i cili më pas ka rrëshqitur. Ai ka kaluar në mes të korsisë dhe është përplasur me një makinë që po afrohej. Drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident është dërguar në spital.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark