Insajderi
Lajme

Kosovari i dënuar në Lituani kapet në Morinë, pritet ekstradimi

Insajderi
05 January 2026 - 12:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kosovari i dënuar në Lituani kapet në Morinë, pritet ekstradimi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shtetas kosovar, i dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim nga autoritetet lituaneze, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit të Policisë Kufitare, arrestimi u krye nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, si rezultat i kontrolleve të përzgjedhura dhe verifikimeve në hyrje-dalje, me qëllim parandalimin e paligjshmërive në kufi dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I arrestuari është identifikuar si B. K., 39 vjeç, banues në Kosovë. Nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vilnius, pasi Gjykata e Vilniusit e ka dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim.

Sipas autoriteteve lituaneze, dënimi është dhënë për veprën penale “dëmtimi i papërfillshëm i shëndetit, kërcënimi për të vrarë ose për t’i shkaktuar një personi dëmtim të rëndë shëndeti, si dhe terrorizimi i një personi”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe në Lituani, po vijon procedurat ligjore për ekstradimin e 39-vjeçarit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark