Një shofer taksie në Kanada me prejardhje nga Kosova, Lulzim Jakupaj, akuzohet për sulm seksual ndaj një femre në qytetin St. John’s derisa ishte në detyrë.
Sipas mediumit kanadez The Telegram, për kosovarin do të mbahet një seancë dëgjimore në fund të kësaj jave. 32 vjeçari ishte arrestuar të premten dhe u paraqit për herë të parë gjatë kësaj fundjave. Ai akuzohet për abuzim seksual.
Derisa policia e qytetit është ende duke investiguar rastin, shkruajnë mediet kanadeze, raporton Insajderi.
Madje, kosovari Jakupaj thuhet se nuk është i panjohur për Gjykatën. Sipas stafit të Gjykatës, ai ka punuar aty si përkthyes gjatë viteve të kaluara. /Insajderi.com