×
  • Lajme
  • Lajme

    Taksisti kosovar në Kanada akuzohet për abuzim seksual ndaj klientës

    Insajderi
    30 May 2016 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shofer taksie në Kanada me prejardhje nga Kosova, Lulzim Jakupaj, akuzohet për sulm seksual ndaj një femre në qytetin St. John’s derisa ishte në detyrë.

    Sipas mediumit kanadez The Telegram, për kosovarin do të mbahet një seancë dëgjimore në fund të kësaj jave. 32 vjeçari ishte arrestuar të premten dhe u paraqit për herë të parë gjatë kësaj fundjave. Ai akuzohet për abuzim seksual.

    Derisa policia e qytetit është ende duke investiguar rastin, shkruajnë mediet kanadeze, raporton Insajderi.

    Madje, kosovari Jakupaj thuhet se nuk është i panjohur për Gjykatën. Sipas stafit të Gjykatës, ai ka punuar aty si përkthyes gjatë viteve të kaluara. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark