×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari që shkoi për azil, tani futbollist profesionist

    Insajderi
    17 February 2016 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    As karriera profesionale prej futbollisti nuk e bindi të vazhdojë jetën në Kosovë. Ish-futbollisti i KEK-ut Bujar Xhakalija, mori vendimin që ta lëshonte Kosovën për një jetë më të mirë në perëndim dhe atje i ra në sy skuadrës gjermane Wuppertal, raporton Insajderi.

    Xhakalija pritet të qëndrojë në Gjermani falë talentit që posedon, me çka bindi klubin gjerman TFC Wuppertal t’ia zgjasin qëndrimin në Gjermani dhe ta marrin në skuadër kosovarin.

    “Jam duke u testuar në TFC Wuppertal. Jam shumë i kënaqur këtu në Gjermani pasi që jam afër që ta rregullojë edhe çështjen e qëndrimit. Një gjë të tillë më ka mundësuar futbolli konkretisht skuadra TFC Wuppertal”, deklaroi talenti nga Kosova, njofton “Sovrani.info”.

    Xhakalija para se të kërkonte azil në Gjermani, ka luajtur në Kosovë për skuadrën nga Kastrioti, KF KEK-un.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark