Insajderi
Lajme

Një grua kapet në aeroportin e Prishtinës me armë zjarri në bagazh

Insajderi
14 October 2025 - 17:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një grua kapet në aeroportin e Prishtinës me armë zjarri në bagazh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin e Prishtinës, në bagazhin e një gruaje është gjetur një armë zjarri

Në njoftimin e policisë thuhet se arma është gjetur në prezencën e të dyshuarës.

“Me datën 14.10.2025 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (në shkuarje) gjatë kontrollit tek gjërat personale si dhe në bagazhin e pasagjeres femër kosovare, nga zyrtarët e X-Rey-it është detektuar një armë zjarri”.

“Policia e Kosovës kësaj informate i është përgjigjur menjëherë në vendngjarje, me ç’rast pas hapjes së bagazhit në prezencën e të dyshuarës është gjetur arma e zjarrit. Lidhur me rastin ndaj të dyshuarës me vendim të prokurorit kujdestar është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, thuhet tutje në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark