Kosovarja kërcënon opinionistin shqiptar – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kosovarja kërcënon opinionistin shqiptar

    Insajderi
    05 April 2022 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë në emisionin reality show “Për’puthen” kanë nisur sërish debatet mes opinionistit, Arjan Konomi dhe konkurrentes nga Kosova, Laureta Zybës.

    Të shtunën në “Për’puthen Prime”, Laureta u largua nga studio pasi Arjani i tha konkurrentes kosovare që ka eksperienca nëpër gjykata.

    Lidhur me këtë temë ishte shprehur në fillim të hyrjes vetë Laureta pasi që pas paraqitjes së parë të saj në këtë emision, qarkullonin lajme të ndryshme nëpër media rozë dhe rrjete sociale.

    Ditën e djeshme, me zërin që i dridhej kosovarja vendosi të shpjegonte arsyen e acarimit të saj, ndërsa thekson se është e ngarkuar psikologjikisht.

    “Zgjodha të lë studion sepse më preku aty ku më dhemb. Nuk bën që ta prekesh aty ku nuk bën, të paktën tek pjesa e gjykatës nuk doja të ma përmendte. Nuk ka sens të përmendet kjo si pjesë. Për të mos agravuar situata më tej desha të dal jashtë. Jam e ngarkuar psikologjikisht”, u shpreh Laureta.

    Në anën tjetër, Arjani e akuzoi Lauretën se e ka kërcënuar në prapaskenë, duke u shprehur se ajo i kishte bërtitur nëpër korridoret e televizionit duke thënë: “E tregoj unë kush është Arjan Konomi”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark