Kosovarja kryefjalë e ‘Love is Blind’, gjen burrë dhe e takon me familjen - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Kosovarja kryefjalë e ‘Love is Blind’, gjen burrë dhe e takon me familjen

    Insajderi
    21 August 2025 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrugëtimi i Bardhës në Love Is Blind UK është kthyer në një nga historitë më të komentuara të këtij sezoni.

    Pas emocioneve që i dha publikut gjatë “pods”, Bardha gjeti fatin e saj në krahët e Jed-it, një libanez që duket se po e përqafon kulturën shqiptare me gjithë shpirt.

    Jo vetëm që romanca e tyre ka ndezur fansat, por në rrjete sociale po qarkullojnë edhe pamje e thashetheme se Bardha e ka marrë përsipër ta mësojë partnerin e saj recetën e pitës – një traditë tipike shqiptare që tashmë po bëhet simbol i dashurisë së tyre. Për shumë shqiptarë kjo është një arsye më shumë për ta ndjerë Bardhën si “vajzën tonë” që po i jep sharmin e vet kulturës në një reality global.

    @lololand35 Jed and Bardha #loveisblindnetflix ♬ original sound – S

    Por nuk mungon as drama. Në trailerin e fundit, që premton shpërthime emocionale, Bardha dëgjohet teksa pranon se ka pasur një debat me Jed-in, duke shtuar: “Tash për tash ndihet vërtetë e pakëndshme.” Ky çast ka ndezur diskutimet mes fansave, të cilët pyesin nëse marrëdhënia e tyre do të rezistojë deri në altar.

    Finalja e madhe e sezonit 2 pritet më 27 gusht dhe mediat britanike premtojnë edhe më shumë lot, zemërthyerje dhe tension. Por një gjë është e sigurt: Bardha tashmë ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe po e bën namin, duke u kthyer në një nga figurat më të dashura e më të ndjekura të këtij edicioni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark