![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, “është i anshëm”, ka thënë ditë më parë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Njësoj nuk po mendon analisti serb, Dusan Janjiç.
Sipas Janjiç po të shikohet konteksti i vizitave që realizon i bie që më shumë përkrahë palën kosovare.
“Së pari unë jam një person që jam i pa kënaqur në mënyrë se si Lajçak është duke e menaxhuar punën e tij, është shumë e vërtete që ka vend për kritik. Në një periudhë të kohës ai me të vërtetë po e kryente punën e tij, p.sh kur ai vinte ne Beograd takonte vetëm Vuçiqin dhe kjo ndodhi 2-3 vjet më parë dhe në mënyrë të ngadalshme, ai është duke provuar të ndryshojë diçka, po flas lidhur me palën serbe kur ai vinte në Kosovë takonte të gjithë akterët, kryetarët e partive, pozitë, opozitë e Shoqërinë Civile ndërsa në Beograd jo“, u shpreh ai.
“Të them seriozisht, mendoj që ai është më shumë për Kosovën, sepse është shumë e rëndësishme që të shikohet konteksti“, ka thënë Janjiç për Insajderin.
Analisti serb përmend dy raste ku sipas tij Lajçak qëndroi i heshtur karshi Kosovës.
“Njerëzit në Serbi thonë Lajçak po punon për shqiptarët, p.sh ai nuk ka tha asgjë për organizimin e zgjedhjeve në veri, asgjë. Ai ishte qëndroi i heshtur. Argumenti tjetër, ka të bëjë për çështjen e Urës, sa i përket sigurisë nuk është problem ura, është tek siguria ai nuk tha ndonjë gjë për këtë. Dhe për këtë them që Lajçak është vetëm një marionete në lojën që duhet të ndjek idenë konsensusit mbi të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë dhe raportet e tyre“, deklaroi Janjiç.
Janjiç tutje shprehet se “qëndrimet e Lajçak janë të bazuara në metodat burokratike, që është i trajnuar për t’i shpëtuar çdo rreziku, duke preferuar të promovojë ideologji dhe mantra politike e propagandistike”.
/Insajderi