×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Analisti serb për Insajderin: Ura e Ibrit duhet të hapet, Mitrovica duhet bashkuar

    Insajderi
    17 May 2023 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se vendimi për hapjen e Urës së Ibrit është duke u trajtuar dhe pritet që ditët në vazhdim të dërgohet në instancat tjera. Mbi këtë urë, në të cilën prej vitesh, nuk mund të kalojnë mjetet motorike, vetëm këmbësorët për Insajderin ka folur analistin serb, Dusan Janjiç.

    Janjiç i tha Insajderit se jo vetëm ura por duhet të hapen të dyja komunat, që njerëzit të jenë të lirë për të bashkëpunuar.

    Së pari nuk kam asnjë dyshim që ura duhet të hapet dhe jo vetëm ura. Realisht qyteti i Mitrovicës duhet të funksionojë në kuadër të Asociacionit të Komunave. Jam duke folur për një diskutim që ka qenë tepër serioz gjatë kohës së UNMK-ut në 1993 dhe bazuar në atë ide është formuar Komuna e Mitrovicës së Veriut...”, tha Janjic.

    Analisti shprehet i bindur që Mitrovica e ndarë në dysh, jug e veri do të bashkohet.

    Unë jam i sigurt që Mitrovica do të jetë e bashkuar, është e vetmja mënyrë për të funksionuar, dhe që s’duhet të ketë urë të brendshme. Kur flasim për situatën e sotme, fatkeqësisht ka një luftë për të vendosur mbi të ardhmen e qytetarëve e jo për të treguar për nevojat e rëndësishme të tyre, që të kenë lirinë, të kenë bashkëpunimin, apo për të gjetur punë në anën tjetër”, u shpreh ai për Insajderin.

    Derisa flet për Urën mbi Iber, Janjic thotë se ia kujton kohë e ndërmjetësueses së Bashkimit Evropian, Federica Mogherin.

    Përmend se si ura simbolizon ndarjen, dëbimet e shqiptarëve e serbëve nga veriu në jug e anasjelltas.

    Fatkeqësisht, tani kemi një situatë që po duket si në periudhën e Mogernit, nuk jam i sigurt për vitin por ka pasur shumë histori që ura do të hapet ose rihapet, por çka ndodhi? Përgjatë rrugës diçka u realizua, tani kemi vetëm xhandarmerinë italiane por s’kemi lirinë e njerëzve të shkojnë nëse ju iu duhet diçka dhe fatkeqësisht çështja e urës siç ka qenë në kohën e Mogerinit 1999. Është simboli i ndarjes së qyteteve të Mitrovicës, prapa këtij simboli qëndron çështja e sigurisë”.

    “Njerëzit nuk po ndjehen të sigurte, nuk i besojnë njëri-tjetrit e dimë që kjo po shkaktohet edhe nga ndërkombëtarët, qëndrimi i trupave të policisë është një lloj presioni për shqiptarët dhe po ashtu është frika e njëjtë është nga ana e palës serbe dhe më në fund në vitin 1999 kur u vendos Ura e Ibrit në thelb situate u degradua, pati shumë presion për shqiptarët që ta lënë Mitrovicën e Veriut , poashtu edhe ndaj serbëve që qëndronin në anën jugore”, ka deklaruar analisti.

    Ai thotë se nëse qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është serioz për hapjen e urës, duhet të mendoj për ri-intergrimin e qytetarëve në ato anë.

    “Nuk jam shumë i sigurt për datën, por teksa po flasim për komunat veriore të Kosovës ishin mbi 8 mijë familje shqiptare që iu tha se duhet të lëvizin, për këtë nuk është shumë e lehtë të thuash; po, do ta ri-hapim. Nëse me të vërtete po insistoni t’a hapin, duhet të dalin me një program të saktë për ri-integrimin e njerëzve”, potencoi ai.

    I pyetur nëse mund të ketë eskalim të situatës, në rast të hapjes së Urës, Janjiç tha “Nuk ka shanse që të ketë ndonjë eskalim të situatës, pikë së pari sepse siguria është në nivel në Veri”, teksa kritikoi palën kosovare duke thënë se “Qeveria e Kosovës nuk po e njeh realitetin edhe pse e dinë shumë mirë, vetëm janë duke bërë gjoja lojëra të vështira ndërsa në anën tjetër Serbia ka rrezikun të humbas fuqinë”.

    Ai foli edhe për pasojat që mund të ketë Serbia në rast se nuk pranon të bashkëpunojë.

    “Beogradi e di që nuk do të ketë mundësi që të rivendos komplet struktura të reja të sigurisë, të organizojë njerëz, të organizojë demostrata – gjë që ska mundësi sepse do të ktheheshin në të kaluarën, në 1999-ën. Fatkeqësisht kjo është situata momenatale, në të njëjtën kohë nuk do të njohim progresin e pikave të normalizimit të marrëdhënieve, dialogun”.

    “Tani Kurti, Vuçiq dhe Lajçak janë duke punuar mbi marrëveshjet, çështja  e normalizimit të marrëdhënieve është më e thellë, dhe çështja e hapjes së Urës, mund të hap konflikte të reja”, deklaroi Janjic.

    Lajçak: Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret përmes dialogut

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se vendimi për hapjen e urës së Mitrovicës duhet të merret përmes dialogut.

    Unë jam përkrahës i fortë i vendimeve të pajtuara, zgjidhjeve që janë pajtuar. Besoj që gjithçka që përfshinë të dy palët duhet të merret vesh po nga të dy palët. Ura e Mitrovicës ka qenë pjesë e dialogut, prandaj unë mendoj që vendimi për hapjen duhet në dialog”.

    “Gjithçka është në dorën e të dy palëve. Ata duhet të merren vesh, por unë dua që hapja e urës të jetë kontribut për stabilitet të madh e jo për destabilitet të madh. Kjo është shumë e rëndësishme. Prandaj po e përsëris gjithmonë që dialogu duhet të përdoret si platformë për marrëveshje. Nuk duhet që vizioni i njërës palë të jetë mbi vizionin e palës tjetër”, tha Lajcak ditë më parë.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark