Insajderi
Sport

Kounde do të rikuperohet në kohë për “El Clasico” të dielën

Insajderi
24 October 2025 - 15:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kounde do të rikuperohet në kohë për “El Clasico” të dielën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrojtësi francez, Jules Kounde raportohet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Barcelonës kundër Real Madridit të dielën në kuadër të La Ligas.

Kounde, i cili është njëri prej lojtarëve kryesorë për Barcelonen dhe ka pasur kontribute  për katalunasit do te jete i gatshëm për  fundjavën e zjarrtë.

Në ketë periudhë ku Barcelona i ka pësuar 10 gola ne 9 paraqitjet e fundit, ish-lojtari i Sevillas i cili mund të luajë edhe si mbojtës krahu, por edhe si mbrojtës qendror mund të ketë ndikim pozitiv ne performancën e ekipit spanjoll.

Real Madridi përballet me Barcelonën të dielën me fillim nga ora 16:15 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark