Kozarev: Pasagjerët e trenit megjithatë arritën në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kozarev: Pasagjerët e trenit megjithatë arritën në Mitrovicë

    Insajderi
    15 January 2017 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Dusan Kozarev u ka thënë medieve në Beograd se autobusi me pasagjerë të trenit i cili u nis të shtunën në mëngjes nga Beogradi për në Kosovë, por që u ndal në Rashkë, kanë arritur në Mitrovicë pa ndonjë problem, shkruan Gazeta Metro.

    “Autobusi pa ndonjë problem arriti në Mitrovicë. Nuk kishte ndonjë sulm ndaj tij”, u ka thënë gazetarëve Kozarev.

    Treni që ishte nisur për në Mitrovicë u ndaloi në Rashkë për katër orë dhe më pas u kthye për në Beograd, pasi Qeveria e Kosovës ndërmori masa duke angazhuar forca policore për të mos lejuar hyrjen e tij.

    Në këtë tren ndodhej edhe udhëheqësi i lëvizjes djathtiste “1389” Misha Vaçiç i dënuar për disa krime në Serbi. Ai ishte angazhuar si këshilltar i Drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

    Treni që i është dhënë Serbisë donacion nga Rusia ishte nisur nga Beogradi në mëngjes dhe kishte arritur në Rashkë në ora 16:30, ku qëndroi për rreth katër orë para se të nisej për t’u kthyer për në Beograd, ku sipas medieve serbe do të arrijë tre orë pas mesnatës.

     

    [arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=RSLIId6iqMc”/]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark