Kozniku thotë se e pret telefonatën e Vokrrit për ta drejtuar Kosovën – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Kozniku thotë se e pret telefonatën e Vokrrit për ta drejtuar Kosovën

    Insajderi
    15 May 2016 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë për mediet kroate, Kozniku nuk ka mohuar dëshirën e tij për tu bërë trajner i Kosovës.

    “Është paska e padrejtë që unë po vetë afrohem si trajner, por kam kaluar shumë vështirësi si lojtar, jam i edukuar dhe i gatshëm ta drejtojë Kosovën”, ka thënë Kozniku në një intervistë me 24sata.hr.

    Ai vuri edhe një paralele me trajnerët e fundit që ka pasur Krocia, e që ishin në një gjeneratë me Koznikun, siç janë Biliç, Kovaç e Stimac.

    “Unë dua të rikthehem në Kosovë, dhe në këtë pjesë do t’i ngjaja Kroacisë, që ka pasur trajner të rinj si Stimaç, Biliç e Kovaç”, tha gjakovari, ish futbollist i Hjadukut të Splitit.

    Kozniku thotë se nëse Kosovës i bie i njëjti grup me Kroacinë do të ishte një festë për dyja vendet. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark