×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    KPM-ja me dy propozime për Klan Kosovën

    Insajderi
    16 June 2023 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, ka thënë se zyra ligjore e KPM-së ka dhënë dy rekomandime për sa i përket vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

    Mehmeti tha se dispozita e parë është Klan Kosova, në afat prej 30 ditëve obligohet ta plotësoj dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës.

    “Duke marrë parasysh faktin se vendimi për pezullimin e certifkatës së biznesit Klan Kosova, vë në dilemë ligjshmërinë e regjistrimit të këtij biznesi, nga zyra ligjore e KPM-së kemi një rekomandim i cili ka dy dispozita”.

    “E para, obligohet ofruesi i shërbimit medial, Klan Kosova, që në afat prej 30 ditësh nga pranimi i këtij vendimi ta plotësoj dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit, konform rregullores për ofruesit e shërbimeve mediale të KPM-së të vitit 2021”.

    “Dy, dëshmi për të vepruar në pajtim me rregulloren për ofruesit e shërbimeve mediale, brenda afatit të përcaktuar do të rezultojë me masa sanksionuese të përcaktuara me nenin 30 të ligjit të KPM-së”, tha Mehmeti.

    Tutje, ai hapi këtë çështje për diskutim në mes anëtarëve të bordit të KPM-së, diskutim i cili po vazhdon aktualisht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark