Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka treguar se tashmë në Drenas janë mbyllur të gjithë qendrat e votimit.
Sipas KQZ-së, në Komunën e Drenasit sot kanë dalë në votime 45.39 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
“Në këto zgjedhje kanë votuar mbi 23 mijë 861 votues ose rreth 45.39% e numrit të përgjithshëm”, ka thënë Daka në një konferencë të mbajtur për medie pas mbylljes së vendvotimeve në Komunën e Drenasit.
Daka tha se në zgjedhjet e 4 dhjetorit kishin votuar rreth 21 mijë qytetarë ose 40% e numrit të përgjithshëm të votuesve. Ajo u shpreh se përgjithësisht procesi zgjedhor ka shkuar mirë dhe pa ndonjë problem të theksuar. /Insajderi.com