Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar grupin e tretë të vëzhguesve, duke shtuar 276 vëzhgues të tjerë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Në mbledhjen e sotme, kryesuesi i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, bëri të ditur se janë akredituar gjithsej 15 organizata.
Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar deri më tani është 862, të cilët përfaqësojnë organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore dhe ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.
Organizatat ndërkombëtare:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – Shqipëri: 5 vëzhgues
EU Election Expert Mission: 7 vëzhgues
Organizatat jo-qeveritare:
Syri i Vizionit: 165 vëzhgues
Media vendore:
GračanicaOnline.Info: 4 vëzhgues
Tëvë1: 34 vëzhgues
Gazeta Ekskluzive: 2 vëzhgues
Televizioni T7: 28 vëzhgues
Syri.net Kosova / Syri Televizion: 2 vëzhgues
Ekonomia Online: 6 vëzhgues
RTV Fontana: 10 vëzhgues
Media ndërkombëtare:
NEWSMAX BALKANS: 3 vëzhgues
Agjencia Bullgare Telegrafike (BTA): 1 vëzhgues
Mondo Inc doo / Kurir televizija: 2 vëzhgues
A2 CNN: 4 vëzhgues
Agence France-Presse: 3 vëzhgues
Në mbledhjen e sotme, KQZ mori vendim për caktimin e menaxherëve të Qendrave të Votimit jashtë Kosovës dhe autorizimin e stafit për tërheqjen e dërgesave nga kutitë postare jashtë vendit, si dhe për asistim në procesin zgjedhor.
Po ashtu, u vendos për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarit të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Zubin Potokut nga radhët e subjektit politik Za Slobodu Pravdu i Opstanak.
KQZ emëroi edhe anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve të rregullta, atyre me kusht dhe anëtarët rezervë për angazhim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.
Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime – 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra (nga një për çdo komunë) me 57 vendvotime për votimin me kusht.
Gjithashtu, u emëruan anëtarët e ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit për angazhim në zgjedhjet e 28 dhjetorit.