×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ anulon vendimin për decertifikim të kandidatëve

    Insajderi
    22 September 2017 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar vendimin për decertifikimin e 87 kandidatëve që kanë kandiduar për zgjedhjet lokale pas vendimit t të Gjykatës Supreme.

    “Nga ne kërkohet që të anulohet vendimi për decertifikimin e 87 kandidatëve. Komisioni Qendror Zgjedhor ka vepruar sipas ligjit dhe ka zbatuar ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale dhe ka qenë e obliguar të veprojë ashtu siç ka vepruar. Ne do ta zbatojmë vendimin e Gjykatës Supreme çfarëdo qoftë ai. Pas zgjedhjeve rekomandoj të mblidhemi dhe të diskutojmë për ligjet”, citon kp të ketë thënë kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

    Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja Betim Gjoshi ka thënë se ky vendim i Gjykatës Supreme i mundëson të gjithë atyre që kanë kryer vepra penale dhe krime të rënda që të kandidojë në zgjedhje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark