Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që më 18 dhjetor të këtij viti në Drenas të mbahen zgjedhjet e raundit të dytë, ato të balotazhit.
Kjo u bë e ditur gjatë një konference për media. Sipas KQZ-së, arsyeja për këtë afat kaq të shpejtë kanë qenë festat e fundvitit.
Ata janë zotuar se gjithçka do të jetë gati për 18 dhjetor, kur do të mbahet balotazhi në Komunën e Drenasit.
KQZ-ja ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve që u mbajtën dje, do të publikohen nesër.
Balotazhi në Drenas do të zhvillohet në mes kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci, dhe atij të Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.