Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 në Drenas kanë votuar 3 mijë e 843 qytetarë, apo 7.31 për qind e numrin të përgjithshëm të votuesve me të drejtë vote.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se, këto të dhëna, krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve, del de kanë votuar më pak qytetarë deri në këtë kohë.
Sipas të dhënave të KQZ-së, në raundin e parë, deri në orën 11:00, patën votuar 7.63 për qind e qytetarëve.
Gjithashtu, Daka njoftoi se, duke u mbështetur në informacione nga Qendrat e Votimi, procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht./Insajderi.com