Insajderi
Lajme

KQZ: Dështon inciativa qytetarë për largimin e kryetarëve në katër komunat veriore

Insajderi
21 April 2024 - 19:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ: Dështon inciativa qytetarë për largimin e kryetarëve në katër komunat veriore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni qendror zgjedhor ka thënë së ka dështuar iniciativa qytetarë për largimin e kryetarëve aktual në katër komunat veriore.

Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së në një konferencë të thirrur për media ai tha se në Zveçan s’ka pasur asnjë votues.

“Të 23 qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19:00, sipas të dhënave që kemi pranuar në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre është si në vijim: Leposaviq 124 votues, Zubin Potok 18 votues, Zveçan nuk ka votuar asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 111 votues”, tha Radoniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark