Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar procesi i votimit në Komunën e Drenasit (Gllogocit) për raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.
“Fletëvotimet dhe materiali tjetër sensitiv është shpërndarë në të gjitha Vendvotimet sipas planifikimeve me Planin Operacional të miratuar nga KQZ-ja”, thuhet në njoftim.
“Gjithashtu, sipas raportit nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, të gjitha Vendvotimet janë hapur në kohën e paraparë”, vazhdon njoftimi.
Lista përfundimtare e votuesve e certifikuar nga KQZ-ja përmban 52 mijë e 569 emra të votuesve në këtë komunë, e cila ka 28 Qendra Votimi me gjithsejtë 72 Vendvotime./Insajderi.com