×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ-ja përgatitet për votimet e 21 prillit në veri

    Insajderi
    28 March 2024 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka votuar pro përgatitjeve për organizimin e procesit të votimit të zgjedhjeve të 21 prillit në katër komunat në veri të vendit, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

    Në fillim të mbledhjes u prezantua një raport i përgjithshëm lidhur me përgatitjet e deritashme për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

    Sipas raportit, Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna janë funksionale dhe aktualisht janë duke bërë vlerësimin e Qendrave të Votimit që do të përdoren për procesin e votimit më 21 prill.

    Sipas të dhënave nga ky proces i vlerësimit, është konstatuar se të gjitha Qendrat e Votimit, 26 sosh, në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok, i plotësojnë kriteret ligjore për vendndodhjen e tyre, ndërsa një numër i vogël nuk kanë qasje të lehtë për personat me nevoja të veçanta.

    Procesi i vlerësimit të QV në komunën e Leposaviqit, ku numri i tyre është më i madh, 18 sosh, është duke vazhduar.

    Në vazhdim të mbledhjes, në kuadër të procesit të harmonizimit të akteve nënligjore me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar para disa muajsh nga Kuvend i Kosovës, KQZ shqyrtoi dhe miratoi dy Rregullore Zgjedhore të radhës, Nr. 09/2024 Regjistrimi dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VNPV) dhe Nr. 14/2024 Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

    Në pikat tjera të rendit të ditës, në vazhdim të përgatitjeve për organizimin e procesit të votimit të 21 prillit, KQZ mori këto vendime:

    Miratimi i specifikave teknike për furnizim me materiale të posaçme që u përkasin votuesve të verbër (shabllonët në alfabetin braj);
    Miratimi i specifikave teknike për shtypjen e fletëvotimeve dhe Listave të Votuesve;
    Miratimi i specifikave teknike për furnizim me pajisje për sallën e takimeve të KQZ-së;
    Miratimi i teknikave specifike për shërbimet e instalimit dhe përkrahjes të kamerave në vendvotime;
    Miratimi i specifikave teknike për material administrativ për pakot e vendvotimeve;
    Miraitmi i specifikave teknike për transport për materialin sensitiv dhe josensitiv;
    Miratimi i specifikave teknike për vula në vendvotime;
    Miratimi i specifikave teknike për shtypjen e doracakëve të trajnimit;
    Miratimi i programit orientues për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve;

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark