×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ-ja tregon se sa votues jashtë Kosovës kanë aplikuar deri tani

    Insajderi
    19 November 2024 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar, më 29 gusht dhe do të përfundojë, më 26 dhjetor 2024.

    Në bazë të të dhënave, deri 19 nëntor, përmes platformës elektronike (http://diaspora.kqz-ks.org), janë pranuar rreth 18,670 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë miratuar 17,462 ndërsa 1,205 të tjera janë refuzuar.

    Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar, duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.

    Nga 17,462 aplikime të miratuara, 4,863 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 2,381 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 10,218 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark