Insajderi
Lajme

KQZ-ja vendos-Ja kur fillon fushata zgjedhore dhe cilat janë afatet e tjera të certifikimit

Insajderi
01 May 2026 - 14:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ-ja vendos-Ja kur fillon fushata zgjedhore  dhe cilat janë afatet e tjera të certifikimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

KQZ ka përcaktuar afatet për zgjedhjet e 7 qershorit.

Fushata pritet të fillojë më 28 maj.

Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ:

Deklarimi i partive politike për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe për formimin e koalicioneve bëhet nga 1 maj deri më 7 maj 2026.

Aplikimi për certifikim të subjekteve politike (përfshirë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) zhvillohet nga 2 maj deri më 10 maj 2026, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë bëhet nga 2 maj deri më 12 maj 2026.

KQZ vendos për certifikimin e subjekteve politike deri më 10 maj 2026, ndërsa për kandidatët deri më 15 maj 2026.

Shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim hidhet më 16 maj 2026.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark