KQZ-ja vendos për pezullimin e një partie – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    KQZ-ja vendos për pezullimin e një partie

    Insajderi
    15 August 2023 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për pezullimin e Partisë Republikane të Kosovës, me 11 vota për.

    Besnik Buzhala, drejtor i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të partive politike, tha se rekomandojë pezullimin e Partisë Republikane pas shqyrtimit të të gjithë materialit të nevojshëm.

    “Kjo parti politike duhet te pezullohet prandaj rekomandimi i zyrës është që të pezullohet Partia Republikane e Kosovës”, u shpreh Buzhala.

    Pikat e tjera që u diskutuan në këtë mbledhje u mbajtën pa praninë e medieve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark