×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    KQZ: Janë hapur të gjitha qendrat e votimeve në veri

    Insajderi
    21 April 2024 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në komunat veriore të vendit.;

    “Duke u mbështur në të dhënat që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, ju njoftojmë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit”, bëri të ditur ai në një konferencë për media.

    Elezi ka treguar numrin e qendrave të votimit në katër komunat veriore.

    “Edhe sipas njoftimeve të mëhershme të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5. Në përgjithësi, numri i Qendrave të Votimit në këto katër komuna është 23, me gjithsej 63 vendvotime.”

    Elezi ka thënë se numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimt për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut është 46,556 votues.

    Ai ka ftuar qytetarët në veri që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

    “Në emër të KQZ-së, ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark