KQZ mblidhet sot: Në rend dite pezullimi i një partie dhe regjistrimi i një tjetre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ mblidhet sot: Në rend dite pezullimi i një partie dhe regjistrimi i një tjetre

    Insajderi
    08 May 2025 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot një mbledhje të radhës, ku në fokus të diskutimeve janë dy vendime për subjektet politike në vend, rekomandimi për pezullimin e një partie dhe regjistrimin e një tjetre.

    Mbledhja është paralajmëruar të nisë në orën 13:30, ku fillimisht anëtarët e KQZ-së do të shqyrtojnë dhe miratojnë procesverbalin e mbledhjes së kaluar.

    Pas kësaj pike procedurale, KQZ do të kalojë në shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e partisë politike “Kosovski Savez”.

    Ndërkohë, pjesa më delikate e mbledhjes pritet të jetë shqyrtimi i rekomandimit për pezullimin e partisë politike “Kosova Adalet Turk Partisi”.

    Deri në këto momente, nuk janë bërë publike arsyet që kanë çuar në këtë propozim për pezullim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark