Insajderi
Lajme

KQZ ndan para për deputetët

Insajderi
19 September 2026 - 09:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ ndan para për deputetët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoj se ka ndarë 10 për qind të mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike në Kuvend, për periudhën nga 13 shtatori deri më 31 dhjetor.

KQZ ka ndarë 144 mijë e 657 euro e 53 centë.

Kjo me qëllim të financimit të aktiviteteve dhe punës së secilit deputet.

Vendimi u mor në mbledhjen e 87-të të KQZ-së që u mbajt të premten.

“Sipas rendit të ditës, me qëllim të financimit të aktiviteteve dhe punës së secilit deputet, KQZ mori vendim për ndarjen e 10% të mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për periudhën 13 shtator – 31 dhjetor 2026, sipas tabelës në vijim”, thuhet në njoftim.

Në vazhdim i gjeni partitë që përfituan më shumë para nga ky financim:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark