Insajderi
Lajme

KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Insajderi
27 June 2026 - 08:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Mbledhja e KQZ-së do të nisë nga ora 11:00.

Sipas rezultateve të preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 47.13% të votave, PDK 19.44, LDK me 16.69% dhe AAK me 6.74%.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, do të nisë diskutimet për formimin e institucioneve.

“Porsa të certifikohet rezultati i zgjedhjeve, do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja, konstituimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes”, kishte thënë Kurti në mbledhje të qeverisë të mërkurën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark