Krasniqi: 6 hapa si duhet të lëvizet drejt fuqizimit të Kosovës si shtet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krasniqi: 6 hapa si duhet të lëvizet drejt fuqizimit të Kosovës si shtet

    Insajderi
    27 August 2023 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori universitar, Milazim Krasniqi me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar gjashtë hapa që çojnë drejt fuqizimit të Kosovës si shtet.

    Ai ka renditur gjashtë pika ndër të cilat ka treguar se si duhet të shfrytëzohen konfliketet.

    “Konflikti me qeverinë e Tiranës mund të shfrytëzohet për forcimin e identitetit shtetëror të Kosovës, e kurrsesi si konflikt me Shqipërinë.” – thotë ai në pikën gjashtë.

    “Konflikti me fuqitë e mëdha duhet të mbetet vetëm Brenda kornizës së konflikteve të vetë atyre. P.sh. duhet të përkrahet SHBA kundër Rusisë, por jo konflikt direkt me Rusinë.” – thuhet në pikën pesë të tij.

    Shkrimi i plotë:

    6 hapa si duhet të lëvizet drejt fuqizimit të Kosovës si shtet

    1. Konfliktet ndërpartiake duhet të shfrytëzohen për të nxitur debat, emancipim, demokratizim, respektim të shtetit ligjor, e jo bllokim të jetës politike në vend.

    2. Konfliktet e grupeve shoqërore duhet të shfrytëzohen për të bërë ligje më të mira, jo shtet më të keq.

    3. Konfliktet ndërmjet pushteteve duhet të shfrytëzohen që të forcohen institucionet dhe shteti ligjor.

    4. Konfliktet me fqinjtë duhet të mbahen aktive, paralelisht me bashkëpunimin me ta. Pra, as bashkëpunim total, as konflikt total.

    5. Konflikti me fuqitë e mëdha duhet të mbetet vetëm Brenda kornizës së konflikteve të vetë atyre. P.sh. duhet të përkrahet SHBA kundër Rusisë, por jo konflikt direkt me Rusinë.

    6. Konflikti me qeverinë e Tiranës mund të shfrytëzohet për forcimin e identitetit shtetëror të Kosovës, e kurrsesi si konflikt me Shqipërinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark